www.acmilan7.page.tl
  NEWS
 
NEWS
Sheiku Al Maktum kerkon Milanin
arbnor gashi on 06/02/2009 at 5:49pm (UTC)
 Sheiket shenjestrojne nje tjeter skuader europiane. Pas dy klubeve ne Premier League, tashme duart e manjateve arabe te naftes jane shtrire edhe drejt Serie A.

Mohammed bin Rashid Al Maktum kerkon te bleje shoqerine e Milanit nepermjet fondit Dubai International Capital. Sipas burimeve nga Dubai, sheiku ka pare ndeshjen kunder Fiorentines, duke shfaqur interes per shoqerine Fininvest ku ben pjese edhe klubi i Milanit.

Oferta qe parashikon 40 % te aksioneve do paraqitet gjate kesaj jave, por mendohet se nese kjo pjese shitet, atehere edhe 60 % nuk do qendroje per shume kohe ne duart e presidentit Berlusconi.

400 milione euro per 40 % te aksioneve eshte oferta per klubin, vlera e te cilit shkon deri ne 1 miliarde euro. Tashme, fjala e fundit i mbetet presidentit te shoqerise, Silvio Berlusconi.
 

Chelsea, Ancelotti mendon per nje skuader “kuqezi”
arbnor gashi on 06/02/2009 at 5:49pm (UTC)
 Carlo Ancelotti mendon t’i jape ngjyra kuqezi skuadres se Chelsea, duke ideuar nje grup me disa elemente qe aktualisht luajne me Milanin.

Trajneri italian i londinezeve kerkon te terheqe ne “Stamford Bridge” dyshen Alexandre Pato-Andrea Pirlo, per t’i dhene sa me shume fantazi mesfushes dhe shpejtesi sulmit te bluve.

Sipas gazetes “The Sun”, Ancelotti i ka ofruar rreth 30 milione euro ish klubit te tij per te blere te riun Pato dhe 12 milione skuadres se Portsmouth per mbrojtesin Glen Johnson.

Per sa i perket Pirlos, Abramovich nuk eshte shume entuziast pasi fantazisti kuqezi i ka mbushur te 30-at dhe aktualisht fiton 6.5 milione euro ne sezon.
 

Milan, Galliani prezanton Leonardon trajner
arbnor gashi on 06/02/2009 at 1:32am (UTC)
 Ish sulmuesi i Milanit, Leonardo ka marre zyrtarisht drejtimin e skuadres pas largimit te Carlo Ancelotti-t per tek Chelsea.


Lajmin e beri te ditur numri 2 i Milanit, Adriano Galliani ne nje konference shtypi. “Leonardo ka nenshkruar nje kontrate 2 vjecare por para se gjithash dua te pershendes Ancelotti-n. Me te kemi kaluar vite fantastike ku kemi fituar 5 trofe nderkombetare dhe 3 italiane. Personalisht me te kam me shume nje raport miqesie. Shume lojtare dje kane qare, mbi te gjithe Gattuso”, shprehet Galliani.

Me tej, ai flet per teknikun e ri, duke thene se ai eshte nje zgjedhje e bere nga shoqeria. Bashke me te, Milani do te ripershkruaje rrugen qe ka bere me Capello-n”, u shpreh administratori i deleguar kuqezi.

Ne vijim fjalen e mori Leonardo. “Kur isha femije nuk enderroja te behesha trajner por sot eshte nje dite shume e vecante. Jam i lumtur pasi kjo eshte nje aventure e re dhe nje situate e ndryshme. Ajo qe me lidh me Milanin eshte nje dashuri e madhe pasi jam ketu prej 12 vjetesh. Zgjedhja eshte e bazuar ne shume gjera dhe kjo me ben te lumtur”, shprehet Leonardo.
 

Ancelotti, trajneri i ri i Chelsea-t
arbnor gashi on 06/02/2009 at 1:31am (UTC)
 Nje dite pas largimit nga nje ekip i madh, Carlo Ancelotti hap siparin e nje aventure te re. Trajneri perfundon punen e tij me Milan dhe behet trajneri i Chelsea-t.
Shoqeria angleze njoftoi kontraten trevjecare me nje prej emrave me te medhenj te trajnereve te botes.

Kontrata parashikon 7 milione euro per sezon, duke e kthyer Ancelotti-n ne teknikun me te paguar ne historine e Premier League.

Ancelotti do ta nise punen e tij ne muajin korrik.
 

Milan, Leonardo-Tassoti zevendesojne Ancelotti-n
arbnor gashi on 05/25/2009 at 8:23pm (UTC)
 Milan ka gjetur nje zgjidhje te mesme per te zevendesuar trajnerin Ancelotti qe zezonin e ardhshem do drejtoje skuadren e Chelsea.

Humbja 2-3 me Romen i ka dhene fund aventures kuqezi te teknikut italian, i cili ia ka lene vendin dyshes Leonardo-Tassoti. Braziliani do jete drejtori teknik i skuadres, ndersa Tassoti do kryeje stervitjet ne terren dhe do jete kontakti i pare me lojtaret.

Sinjalet ishin dhene prej kohesh dhe tani nuk ka me vend per t’u menduar sepse ne klubin e Milanit drejtuesit mendojne se Ancelotti e permbushi misionin e tij. Goditjen me te madhe Ancelotti e mori nga presidenti Silvio Berlusconi qe kohet e fundit la te kuptohej se epoka e lavdishme me kuqezinjte per teknikun kishte mbaruar.

Te Chelsea, Ancelotti nuk do ndiqet nga asnje ndihmes, cka do te thote se ne Londer ai duhet te nise nje rruge te veshtire dhe me shume te panjohura.
 

“San Siro” nuk e njeh Maldinin si legjende
arbnor gashi on 05/25/2009 at 8:22pm (UTC)
 Ka rezultuar nje ceremoni e hidhur ajo e lamtumires ne “San Siro” per kapitenin Paolo Maldini, i cili me kete sezon do te mbyll karrieren e tij futbollistike.

Nderkohe edhe tifozeria nuk e ka pershendetur ne kete ndeshje te fundit ashtu si Paolo do te kishte dashur duke mbajtur parrullat, “Ka vetem nje kapiten, ai eshte Franko Barezi”, te cilit Maldini i mori fashen ne vitin 1997 kur ai u terhoq nga futbolli.

Megjithate, asgje nuk mund te zbehe karrieren 25 vjecare te ketij mbrojtesi legjendar. Nje karriere e cila per fat te keq erdhi ne limitet e saj pikerisht ne kete ndeshje me Romen. Shifrat e Paolo Maldinit jane te rralla po aq sa ishte edhe ky lojtar, kjo e kesaj fundjave ishte ndeshja e 901-te e tij me Milanin, skuadren te cilen nuk e tradhtoi kurre qe nga viti 1983 kur debutoi.

Edhe ndeshjet e tij me perfaqesuesen jane rekorde me vete. Paolo Maldini ka zhvilluar 126 ndeshje me perfaqesuesen italiane, duke regjistruar ne total 1000 ndeshje me kombetaren dhe klubin e tij Milanin. Mosha 40 vjecare tashme e detyron Paolo Maldinin te terhiqet duke e mbyllur karrieren me 5 Liga Kampionesh, 7 kampionate e shume trofe te tjere si superkupa e deri te boterori i klubeve, trofeu i fundit qe fitoi ne dhjetorin e 2007-es.
 

<-Back

 1  2 Continue -> 
 
  Today, there have been 1 visitors (2 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free