www.acmilan7.page.tl
  NEWS
 
NEWS
Maldini: Kaka duhet të jetë kapiten i Milanit
arbnor gashi on 05/24/2009 at 1:30am (UTC)
 Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, do t’i japë fund karrierës së tij të gjatë si futbollist aktiv në fund të këtij sezoni, ndërsa ndeshja e fundjavës kundër Romës do të jetë e fundit në stadiumin San Siro para tifozëve të Milanit, me ç’rast pritet t’i bëhet një nderim i madh karrierës fantastike të mbrojtësit italian.
“Aktualisht jam duke përjetuar shumë emocione. Këtë kohë po e shijoj me kënaqësinë më të madhe”.

“Shpresoj ta kem fuqinë të shfaq një ndeshje të mirë dhe të fitojmë (kundër Romës), dhe pastaj të festoj me të gjithë ata që më kanë uruar”.

“Vjen një moment në jetë kur dikush duhet të marrë më tepër përgjegjësi, dhe Ricardo (Kaka) duket se do të qëndrojë këtu për një kohë të gjatë. Është e natyrshme që ai ka aspirata të bëhet kapiten dhe ai është personi i duhur për t’u bërë”, ka thënë Maldini për “Milan Channel”.
 

Massimo Oddo do të rikthehet te Milani
arbnor gashi on 05/24/2009 at 1:29am (UTC)
 Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, ka bërë të ditur se nuk dëshiron ta mbajë mbrojtësin anësor italian, Massimo Oddo.
Massimo Oddo do të rikthehet te Milani në fund të këtij sezoni, pasi ekipi gjerman ka refuzuar të blejë lojtarin, i cili sezonin e fundit e kaloi i huazuar tek bavarezët.

Corriere dello Sport bën të ditur se italiani nuk ka lënë shumë përshtypje tek Bayerni dhe do të rikthehet në Serie A, pasi bëri 26 paraqitje për ekipin gjerman në të gjitha garat.

Nuk dihet ende nëse Milani do të dëshirojë ta mbajë 32-vjeçarin për sezonin e ardhshëm, ose do të tentojë ta huazojë ose transferojë në ndonjë klub tjetër.
 

<- Back  1  2 

Continue->

 
  Today, there have been 1 visitors (1 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free